Vdekje e dyshimtë në veri: Burri 69-vjeçar i jep fund jetës me armë, Policia nis hetimet

Një ngjarje i rëndë ka ndodhur të shtunën në veri, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Rasti i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit në Zveçan, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se bëhet fjalë për një 69-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, që doli në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konstatua se viktima kishte ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri u gjet nga djali i tij në shtëpinë e tyre, i cili menjëherë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Për motive akoma të panjohura, i ndjeri dyshohet se ka kryer vetëvrasje me një armë, e cila u gjet në vendin e ngjarjes, ku ndodhi rasti i rëndë.

Me t’u përfunduar procedurat policore, trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Lexo edhe:  “Dy minuta me duhen edhe ti nuk ekziston ma”, Mërgimtari kërcënon gruan dhe merr rrugën për Kosovë