Vdekje e dyshimtë në veri: 63-vjeçari gjendet i varur në litar, dyshohet për vetëvrasje
Një ngjarje i rëndë ka ndodhur dje në veri, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se bëri vetëvrasje.
Rasti i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur në një litar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije së bëhet fjalë për një 63-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, që doli në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri u gjet nga vëllai i tij, i cili menjeherë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.
Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lidhur me rastin, me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Sinjali do të ju mbajë të informuar.