Vdekje e dyshimtë në Shtërpcë, gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Berevcë të Shtërpcës, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Sinjali mëson se viktima është një qytetar i komunitetit serb, Slavisha Simiç, 58-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima ishte gjetur pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetë.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar se 58-vjeçari ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar dëshmitarët që isin të pranishëm.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Lexo edhe:  Rexhep Selimi sot feston ditëlindjen, gruaja dhe fëmijët e vizitojnë në Gjykaten e Hagës