Vdekje e dyshimtë në Prishtinë
Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 11:50.
Viktimës pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore ka ndërruar jetë, kështu bënë të ditur nga Policia e Kosovës.
“Raportohet se viktimës mashkull kosovar pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.