Vdekje e dyshimtë në Pejë, policia jep detajet e para dhe nis hetimet
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detajet e para për një vdekje të dyshimtë në Pejë.
Sipas Policisë, viktimës mashkull iu është përkeqësuar gjendja dhe me të dërguar në spital ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Rasti po cilësohet si hetim i vdekjes.