Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, gjendet pa shenja jete 41-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është raportuar dje pasdite në Ferizaj, ku një person është gjetur pa shenja jete në një objekt banesor në rrugën “Zenun Beqa”.
Sinjali mëson ekskluzivisht se rasti është raportuar në Polici më 15 gusht 2025, rreth orës 15:30, nga familjarët.
Në vendngjarje kanë dalë patrullat policore, njësia e hetimeve dhe emergjenca mjekësore.
Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima, Ylber Tafa, ishte pa shenja jete dhe ka konfirmuar vdekjen e tij.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, ndërsa rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.