Vdekje e dyshimtë në Dragash – gruaja nga Restelica dërgohet pa shenja jete në QKMF
Një grua 53-vjeçare nga fshati Restelicë i Dragashit ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta.
Sipas burimeve të Sinjalit, më 14 korrik 2025, rreth orës 17:30, QKMF në Dragash ka pranuar një paciente të sjellë me autoambulancë nga fshati Restelicë, por e njëjta ka mbërritur pa shenja jete.
Viktima është identifikuar si U.H.. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, hetuesit e rajonit të Prizrenit si dhe Forenzika.
Prokurori i Shtetit ka autorizuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë” dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, në mënyrë që të ndriçohen rrethanat e saktë të vdekjes.