Vdekja tragjike e gruas 35-vjeçare në Malishevë, lirohet nga paraburgimi mjeku i dyshuar

Mjeku i stomatologjisë, Xhavit Karaxha, i cili u arrestua në fund të muajit gusht për vdekjen tragjike të 35-vjeçares, Leonora Shala, e cila humbi jetën pasi nxori një dhëmb në ordinancën e tij në Malishevë, është liruar nga masa e paraburgimit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati, Besnik Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se beteja kundër padrejtësisë që goditi stomatolgun Karaxha, mori goditjen e fundit nga Gjyktata Supreme.

Beteja kunder padrejtesise qe goditi stomatologun Xhavit Karaxha me mbajtjen e tij ne paraburgim per nje veprim qe nuk perben krim, mori goditjen e fundit nga Gjykata Supreme.  Kjo gjykate, duke aprovuar kerkesen per mbrojtje te ligjshmerise se ushtruar nga studio jone, sot liroi nga masa e paraburgimit z. Karaxha”, shkroi ai.

Sipas Berishës, aktgjykimi i Gjykatës Supreme vë në pah kundërligjshmërinë  e caktimit dhe vazhdimit të masës së paraburgimit ndaj Karaxhës pa shkak ligjor.

Aktgjykimi i Supremes vene ne pah kunderligjshmerine e caktimit dhe vazhdimit te mases se paraburgimit per z. Karaxha pa shkak ligjor. Kjo pervec qe eshte shqetesuese, eshte edhe frikesuese. Kjo praktike e demshme dhe e keqe duhet te ndryshoj!”, shkroi më tej avokati Berisha.

Në aktgjykimin e Supremes të cilën e ka siguruar Sinjali, thuhet se Karaxhës i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti menjëherë lirohet për t’u mbrojtur në liri.

Sipas arsyetimit të Gjykatës, së para gjykata e shkallës së parë e më pas edhe ajo e shkallës së dytë nuk kanë dhënë arsye konkrete dhe të pranueshme sa i përket bazave ligjore për vazhdimin e paraburgimit.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, rrethanat për të cilat prokurori ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit nuk e bëjnë të arsyeshëm frikën e bazuar se me gjetjen e të dyshuarit në liri, do të ndikonte në dëshmitarët, ngase nuk ka asnjë indikacion se ai do të ndikojë në dëshmitarë, pastaj fakti se nuk është kryer autopsia nuk paraqet rrethanë për vazhdim të paraburgimit sepse bëhet fjalë për provë materiale”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Lexo edhe:  Mbi 7-8 të rinj përfshihen në një rrahje në Ferizaj