Vdekja e volejbollistes, dalin pamjet e fundit të saj në korridorin e hotelit
Julia Ituma, 18-vjeçarja volejbolliste e ekipit të Igor Novara, u gjet e vdekur pasi u rrëzua nga dritarja e hotelit të Stambollit ku po qëndronte me skuadrën, pas ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League kundër Eczacibasi.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.
Mirëpo, tashmë është shfaqur një video e vëzhgimit nga hoteli, ku janë regjistruar momentet e fundit të volejbollistes së re.
Siç shihet në video, pak para se të ndodhte aksidenti, vajza ishte duke ecur përgjatë korridorit para dhomës së hotelit, më pas u ul dhe dukej duke qarë dhe në fund hyri në dhomë.
Dyshohet se volejbollistja i ka marrë jetën vetes duke u hedhur nga kati i gjashtë i hotelit.