Vdekja e të riut mitrovicas, Bahtiri viziton familjen e tij në Francë

Ka vdekur dje në moshë të re, mërgimtari nga Mitrovica, Leonard Gashi, shkruan Jepi zë.

Që nga dita e aksidentit, i riu qëndroi në koma, ndërsa dje si pasojë e plagëve të rënda ndërroi jetë.

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se mitrovicasi është nip i familjes së tij, ka njoftuar se është duke qëndruar në Francë, pranë familjes së Leonardit për ta ndarë dhimbjen me ta.

Postimi i plotë i Bahtirit:

• Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! •

Të dashur qytetarë,

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, ju njoftoj për ndarjen nga jeta të qytetarit të dashur të Mitrovicës dhe nipit të familjes sonë, Leonard Gashi. 💔
Para katër ditësh, Leonardi pësoi një aksident në Strasburg të Francës dhe pas tri ditësh në koma, dje ndërroi jetë pasi nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve të rënda.

Në këto ditë të vështira, kam ardhur këtu në Francë së bashku me shoqen dhe djalin tim Kastriotin, pranë familjes së Leonardit për të ndarë dhimbjen dhe për të qenë mbështetje për ta.

Ju falënderojmë nga zemra të gjithëve që u lutët dhe shpresuat për shërimin e tij. Lutjet tuaja na kanë dhënë forcë dhe ngushëllim në këtë kohë të vështirë. Zoti e deshi më shumë se ne atë engjëll dhe e mori pranë vetes.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Agim Bahtiri dhe familja e Leonardit.

Lexo edhe:  “Dilni prej arës se ju vras”/ Burri në Vushtrri sulmon dhe s’i paguan punëtorët që i mori t’ia punojnë tokën