Vdekja e profesorit Beqaj, kolegu i tij tregon porosinë e fundit që i la

Sot ndërroi jetë analisti dhe profesori i njohur, Belul Beqaj.

Mbi vdekjen e tij njoftuan familjarët, të cilët bënë me dije se varrimi do të bëhet në ora 13:00.

Ndërkohë, bisedën e fundit të Beqajt, përmes Viber-it, e bëri publike kolegu i tij i punës, profesori Ferid Selimi.

Selimi shkroi me dhimbje për vdekjen e Belul Beqajt, duke thënë se bisedën e fundit e bënë mbrëmë, kur Beqaj i shkruajti për t’i mbajtur provimin e lëndës.

Ai shtoi se Beqaj ishte në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.

“Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, më shkroi e më luti që ta menaxhoja provimin e lëndës së tij… Ngushëllime familjes Beluli e ngushëllime komunitetit arsimor e shkencor të Kosovës” shkroi Selimi në facebook.

Ndërkohë, nga familja e Belul Beqajt akoma nuk kanë deklaruar se me ç’sëmundje po përballej analisti i njohur.

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Prizren: Hajnat marrin të gjitha stolitë e arit, pronari dorëzon pamjet e kamerave