Vdekja e dyshimtë në Prishtinë, viktima është një 54-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën ‘Bajram Bahtiri’.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është mashkull i moshës 54-vjeçare.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç”, tha Ahmeti.
Sipas saj, aktualisht Policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes.