Vdekja e 41-vjeçarit në Rugovë: Arrestohet i lënduari, deklaroi rrejshëm se i ndjeri ishte shofer i motoçikletës

Në aksidentin që ndodhi pasditen e së shtunës në fshatin Shtupeq i madh – Rugovё, humbi jetën tragjikisht 41-vjeçari, Dritëro Krasniqi. Viktima dhe një person tjetër u rrokullisën me motoçikletë dhe për pasojë ai vdiq, ndërsa personi tjetër u lëndua, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se personi që mbeti i lënduar është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se ka qenë shofer i motoçikletës në momentin e aksidentit.

Në njoftim thuhet se i njëjti fillimisht kishte deklaruar se vozitёs ishte viktima e aksidentit, por pas hetimit ёshtё konstatuar se shoferi ishte personi i lënduar, tani i dyshuar pёr kёtё aksident.

“Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.” – ka njoftuar Policia.

Lexo edhe:  Ky është i arrestuari për kërcënimin e Prokurorit të Krimeve të Rënda në Prishtinë