Vdekja e 28-vjeçarit në Skenderaj, Policia jep detaje
Para pak orësh një person është gjendur pa shenja jetë në Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ultë.
02 Press e ka kontaktur Policinë e Kosovës të cilët kanë dhënë detaje shtesë për këtë rast.
Sipas Policisë viktima është mashkull 28-vjeçar.
“Sot, rreth 14:30, Policia, ka pranuar infomatën se në Sptialin Rajonall është sjellë pa shenja jete viktuma mashkull 28 vjeçar nga Skenderaj. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
/02 Press/