Vazhdon rigjykimi për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, Gashi: Motra dhe vëllai i tij janë në gjendje të rëndë

Avokati  Tomë Gashi ka bërë të ditur se sot nga ora 13:00 do të vazhdojë seanca ndaj dy të miturve për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.
Në një postim në Facebook, Gashi ka bërë të ditur se familja e tij janë në gjendje të rëndë emocionale.

“Tani pa Lulin gjendja e vëllait dhe motrës së tij është shumë e rënduar emocionalisht – shpirtnisht e që të jetë keq edhe ekonomikisht. Vëlla e motër ma nuk e kanë Lulin  që me punë fizike i mbante gjallë”, ka shkruar Gashi.

Më tej, ai ka shtuar se është hapur një fond për t’i dalë në ndihmë familjes së Lulzimit, ndihma këto, sipas tij, i dedikohen vetëm motrës dhe vëllait të tij.

Në korrik të këtij viti, Gjykata e Apelit e ka kthyer për rigjykim çështjen e vrasjes së 18-vjeçarit. Ky vendim anulon aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i mituri i parë ishte dënuar me 10 vjet burgim dhe i mituri i dytë me 9 vjet burgim.

Aktgjykimi i Apelit është marrë më 17 korrik 2024, me të cilin ka aprovuar si të bazuara ankesën e mbrojtësit të të miturit të parë, avokatit Skender Musa dhe mbrojtësit të të miturit të dytë, avokatit Florent Latifaj.

Sipas vlerësimit të kolegjit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, qëndron pretendimi i avokatit Musa se kryetarja e trupit gjykues, Lumnije Krasniqi ka qenë gjyqtare e procedurës paraprake në të njëjtin rast penal. Apeli vlerëson se gjyqtarja Krasniqi është dashur të përjashtohet nga gjykimi i kësaj çështjeje penale.

Në vendimin e Apelit theksohet se gjykatësja për të mitur në fazat paraprake ka marrë pjesë në këtë cështje penale në procedurën përgatitore, duke ua caktuar dhe vazhduar masën e paraburgimit dy të miturve. Aty thuhet se e njëjta me rastin e vendosjes në këtë cështje penale ka marrë pjesë dhe ka vendosur në cilësinë e kryetares së trupit gjykues.

Lexo edhe:  “Dorëzohen” komunat para Hekuran Muratit – I dërgojnë listat e pagave, nuk ka rroga për grevistët

Postimi i plotë:

LULI

Sot ne ora 13:00 ne Gjykaten Themelore ne Prishtine vazhdon seanca  ndaj dy athere te miturve e tani njeri  prejt tyre madhor  per vrasjen e rende e teper  trishtuese te të riut 18 vjeqar Lulzim Fejzullahu.

Lulit me heret i kan vdeke te dy prindet dhe ai ka qene i vetmi mbajtes i familjes.

Tani pa Lulin gjendja e vellaut te tije dhe motres se tije eshte shume e renduar emocionalisht – shpirtenisht e qe te jet edhe keq edhe ekomikisht .

Vella e moter ma nuk e kan Lulin  qe me pune fizike i mbante gjalle.

Per kete arsye eshte themeluar edhe fondi per ndihme familjes se Lulit te vrare te cilat ndihma i dedikohen vetem  motres dhe vellaut te Lulit.

Luli ishte 18 vjeq

Gjykata e shkalles se pare pas gjykimit ne muajin Maj i pat denuar njerin me 10 vite burgim e tjetrin me 9 vite burgim pra qe te dy me 19 vite burgim .

vetemnje vite me shume se sa vjet kishte Luli

Familja e Lulit do te vuaj perjetesisht per shkak te vrasjes se me te dashurit te tyre

Gjyjata e njejte ka gabur rede me heret kur njerit  prej te miturve per nje mori veprash penale duke perfshire  edhe vrasjen ne tentavie te nje nxenesi ne Besiane e armembajtje pa leje nuk i dha denimin meritor , dhe edhe per kete arsye me vendimet e veta Gjyjata e mori ne qafe Lulin si dhe vete te kete person sepse po ti shqiptonte me heret per vepra shume te randa penale demimin meritor ai sot nuk do te ishte ne burg e Luli do te ishte gjalle dhe do te kujdesej per motren e vellaun te cilet i la si eshte me se keqi

Lexo edhe:  Besarta Jashari merre lajmin e hidhur, i vdes familjarja e saj

Luli kishte 18 vjet

Vitet do te kalojn keta qe e vrane Lulin  nje dite do te lirohen sepse keshtu eshte ligji por Luli nuk kthehet dote ne kete jet sepse …!