Vazhdon konvertimi në fenë katolike, në Kishën e Gllogjanit u pagëzuan rreth 100 persona
Rreth 100 persona janë pagëzuar të dielën në Kishën e Gllogjanit. Të rritur e fëmijë janë fotografuar derisa po bënin pagëzimin në këtë kishë.
Fotografitë e tyre janë shpërndarë në Facebook, shkruan Insajderi.


Po ashtu, dje është raportuar në të gjitha mediat se dhjetar ceremoni të tilla të pagëzimit në krishterizëm po mbahen gjatë muajit në Kishën e Llapushnikut.