Vazhdon aksion i Policisë: 10 mijë euro të konfiskuara me nga dy euro të falsifikuara

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja nga operacioni i zhvilluar më 13 prill, ku ishin konfiskuar 10 mijë euro, me nga dy euro të falsifikuara.

Nga ai operacion ishin arrestuar dy persona. Po ashtu, sot janë arrestuar edhe të dy të tjera, si të implikuar në këtë rast.

Të dyshuarit e prangosur janë L.L., dhe R. K., transmeton Paparaci. Ndaj tyre u tha se ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përmes Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizajt, ka vazhduar me punë aktive në lidhje me rastin e lartcekur (publikuar me datë 13 prill 2023,) ku me autorizime shtesë nga Prokurori i rastit janë zhvilluar hetime aktive mjaft profesionale nga hetuesit kompetent lidhur me rastin dhe është arrit të sigurohen prova apo dëshmi të reja edhe për dy (2) persona të tjerë të dyshuar të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me personin e parë të dyshuar me iniciale A.L. ( i arrestuar me datë 13.04.2023) duke blerë dhe shpërndarë parat e falsifikuara në vende të ndryshme”, thuhet në njoftimin e PK-së

“Sot me datë 03.05.2023, dy të dyshuarit e lartcekur me iniciale janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit kompetent janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”.

Lexo edhe:  Vdekja e punëtorit 19-vjeçar, arrestohet menaxheri i kompanisë “Zogaj” në Prizren