Vazhdojnë telashet në veri të vendit, pika kufitare e Policisë dyshohet se u sulmua me breshëri automatiku

Njësia Kufitare e Policisë së Kosovës në fshatin Jasenovik në veri të vendit, dyshohet se sërish ka qenë cak i një sulmi me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para, Sinjali mëson se mbrëmë rreth orës 20:10 persona të panjohur kanë shtënë me breshëri automatiku në drejtim të stacionit të ri të njësisë kufitare.

02 Press do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Kujtojmë se Policia e Kosovës është sulmuar disa herë në veri të vendit. Kjo ka aktivizuar edhe krerët shtetërorë të cilët muaj më parë thanë se Policia ka qenë cak i sulmeve të armatosura të grupeve kriminale në veri.

Lexo edhe:  Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë pika kontrolli të automjeteve në Leposaviq