Vazhdojnë reshjet e dendura të borës, vetura rrëshqet në rrugën për Jezercë
Reshjet e dendura të borës në Republikën e Kosovës po vazhdojnë që nga orët e para të mëngjesit. Si pasojë e reshjeve disa rrugë po janë zor të kalueshme.
Njëra ndër to është edhe rruga që të dërgon në Jezercë, ku bora e madhe që ka rënë në këtë zonë malore po shkakton vështirësi në komunikacion.
Në pamjet e publikuara ku shihet se tashmë është zbardhur gjithçka, vështirë po e ka të kalojë edhe një veturë, e cila fatmirësisht shpëton pa ndonjë fatkeqësi.