Vazhdojnë pritjet, Merdari mbetet pika më e ngarkuar kufitare

Pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova vazhdojnë të jenë në pikën kufitare në Merdare, ku pritjet aktualisht arrijnë deri në 3 orë e 20 minuta (180-200 minuta). Kolona në dalje në këtë pikë është rreth 2,000 metra.

Situata është më e lehtë në hyrje, ku pritjet janë vetëm 3 deri në 5 minuta, pa kolona.

Edhe në pikat tjera kufitare ka pritje të konsiderueshme.

Dheu i Bardhë: pritjet në dalje janë 30 deri në 40 minuta, ndërsa kolona arrin në 200 metra. Në hyrje, pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Jarinjë: në dalje, qytetarët po presin 15 deri në 20 minuta, me kolonë prej 150 metrash. Hyrja ka pritje më të lehta, 5 deri në 10 minuta.

Bërnjak: pritjet në dalje janë 10 minuta, ndërsa në hyrje arrijnë në 30 minuta, me kolonë të vogël 20 metra në dalje.

Lexo edhe:  Doli nga shtëpia dhe më nuk u kthye, raportohet e zhdukur një vajzë në Vushtrri