Vazhdojnë kërkimet për veteranin Zylfi Tejeci që u zhduk nga 23 janari

Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci nga Gorozhupi është zhdukur që nga 23 janari. Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Has, në një postim në Facebook, ka bërë thirrje që kushdo që e sheh këtë person t’i lajmërojë.

“Është zhdukur nga ora 18:55, sipas burimeve të vërtetuara ka qëndruar në një lokal në fshatin Planej pastaj ka lëvizur për në shtëpi. Dhe është zhdukur nga ky moment”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së në Has

Kjo organizatë ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë informacion për personin në fjalë, kontaktojeni policinë.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes në moshën 52 vjeçare Ilirjana Dibrani nga Koshtova, la pas tre fëmijë