Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat, edhe FSK-ja në terren

hefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji ka njoftuar se Efektivë të B3K të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut së bashku me një ekip nga Forca e Sigurisë së Kosovës, po vijojnë pa ndërprerje kërkimet në lumin Mat për gjetjen e trupit të një personi të shpallur të zhdukur pas një aksidenti automobilistik.

Siç tha Kingji, ky operacion po dëshmon jo vetëm profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, por edhe një frymë e fortë solidariteti e bashkëpunimi.

“Klos – Efektivë të B3K të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut së bashku me një ekip nga Forca e Sigurisë së Kosovës, po vijojnë pa ndërprerje kërkimet në lumin Mat për gjetjen e trupin e të ndjerit, i zhdukur pas një aksidenti automobilistik. Një operacion që dëshmohet jo vetëm profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, por edhe një frymë e fortë solidariteti e bashkëpunimi duke treguar mbështetje të plotë për familjen në këtë moment të vështirë”, ka shkruar ai.

 

Lexo edhe:  Tradita’ e vjedhjeve në Ramazan: Hajnat bëjnë qyl një shtëpi në Ferizaj, vjedhin para e ari në vlerë të 18 mijë €