Vazhdojnë “dramat” e Fjolla Morinës, kësaj radhe akuzon rrobaqepësen se ia vodhi byzylykun 10 mijë euro
Fjolla Morina, nuk ua përton aspak deklaratave të çuditshme.
Sot ajo është shfaqur sërish e tensionuar në rrjete sociale
Ajo akuzonte rrobaqepësen e saj personale për dyqanin që posedon, se ia vodhi byzylukun e dorës në vlerë mbi 10 mijë euro.
Fjolla thotë se vjedhja ndodhi pasi ajo doli të vraponte pas qenit që i ka dalë jashtë, në ndërkohë kur çantën e dorës e kishte brenda.
Në një moment ajo fillon e qan dhe thotë se e kishte dhuratë të çmuar.