Vazhdohet afati për aplikim për rekrutimin e kadetëve të rinj

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim të ri për afatin për konkurrim në konkursin e shpallur më 3 qershor për rekrutimin e kadetëve për vitin 2024/2025.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky afat do të vazhdohet edhe për shtatë ditë të tjera.

“Data e fundit për aplikim është deri më 24.06.2024. Të gjithë kandidatët të cilët kanë konkurruar nuk kanë nevojë për rikonkurim”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Lexo edhe:  Situatë dramatike në Shqipëri, kërcasin grushtet mes deputetëve në Kuvend