Varroset në Drenas personi që shpëtoi fëmijën nga mbytja në Florida
Jetën e bënte në Amerikë, e edhe vdekja e gjeti atje. Por, trupi i Adem Qorrit do të prehet në vendlindje, në Drenas.
Në ceremoninë mortore erdhën dhjetëra persona teksa mërzia është e madhe. Por, atë e lehtëson vetëm krenaria për faktin se i ndjeri ia doli ta shpëtojë fëmijën 6 vjeçar të shokut, që po mbytej në det.
“Kur ai dëgjoi thirrjen për ndihmë nga i ati i fëmijës nuk priti, por u hodh në rrjedhë, shpëtoi fëmijën duke hedhur në breg, dhe udhëtoi për në përjetësi”, tha Floreta Gashi, familjare.
E një mik i Qorrit kujton bisedën e fundit me të, 30 minuta para se të vdiste.
“Kemi komunikuar bashkë me të për lojën, sfidat dhe kohën që ka pas me ardhë në Kosovë. Drenasi dhe krejt Kosova e ka humb një djalë, një humanist të madh, një marins”, tha Naim Buzaku.
Adem Qorrit vdiq më 26 mars në Florida të ShBA-së.