Varrosen nënë e bijë që humben jetën në aksident trafiku, familja e fal gjakųn në prani të hoxhallarëve
Iu është dhënë lamtumira e fundit 42-vjeçares dhe vajzës së saj 3-vjeçare të cilat humbën jetën dje në një aksident trafiku në rrugën Dragash-Zhur.
Shumë qytetarë nga vende të ndryshme morën pjesë në ceremoninë e varrimit, ku të pranishëm ishin edhe familjar të personit që dyshohet se shkaktoi aksidentin, transmeton IndeksOnline.
Familjarët e viktimave e kanë falur gjakun në prani të hoxhallarëve dhe personave që morën pjesë në varrim.
Ndërsa në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon të qëndroi i shtrirë burri që pësoi lëndime. Atë mbrëmë e vizitoi ne spital edhe kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.