Varhelyi: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka prezantuar sot raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa për Kosovën theksoi se vendi ka gëzuar stabilitet politik këtë vit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë zotimin e tyre në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai tha se Komisioni Evropian njeh përpjekjet e Kosovës për të fuqizuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Varhelyi më tej tha se në periudhën para do të donin të shihnin zbatimin më të shpejtë dhe efektivë të agjendës reformuese drejt BE-së.

Më tej në raport thuhet thotë se vendi ynë është duke lëvizur përpara dhe në drejtimin e duhur, megjithatë ka disa segmente ku nevojitet ende progres.

Po ashtu është potencuar çështja e dialogut Kosovë-Serbi, nga të cilat u kërkuar të angazhohen me konstruktivitet.

Komisioni Evropian u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve duke e vlerësuar atë si thelbësore për integrimet evropiane.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim tha se Komisioni Evropian sërish ka rikonfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Gjatë kësaj konference ku u prezantuan raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetja Viola von Cramon përmendi çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi.

Në prezantimin e raporteve për vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetja Viola von Cramon përmendi çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi.

Ajo tha se kjo çështje nuk është adresuar siç duhet.

Lexo edhe:  Policia gjen armë e municion te një shtëpi, pronari thotë se i ka “kujtim nga vëllai i ndjerë”