Varësia nga droga: I riu në Gjakovë ndalohet pasi u kap me marihuanë nga Policia, zbulohet identiteti

Foto ilustruese

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare.

Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar në rrugën “Muharrem Domi” në Gjakovë, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndalur një person, të cilit iu gjet një sasi e marihuanës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u prangos është Hysen Sylmetaj.

Për pasojë, i riu u arrestua dhe përfundoi në ndalim policor për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Lexo edhe:  VV-ja e shkarkon Haki Abazin