Varësia nga droga: I riu ndalet për kontroll nga Policia në Fushë Kosovë, i gjejnë marihuanë në veturë

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Edhe më shqetësues, këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucione.

Një rast i tillë është zbuluar dje në Fushë Kosovë, ku një njësi policore që po patrullonte në një pikë ka ndalur për kontroll një veturë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit, te shoferi është gjetur një sasi me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

Narkotikët janë sekuestruar, ndërsa shoferi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.’

Lexo edhe:  Inspektorati në aksion kundër taksive ilegale në Prishtinë