Varësia nga droga: 22-vjeçari në Prishtinë kapet në flagrancë nga Policia, i gjejnë marihuanë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, ku gjatë patrullimit, Policia ka ndalur një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancën narkotike të llojit marihuanë, që është sekuestruar si provë.

Për shkak të posedimit të drogës, i dyshuari 22-vjeçar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është i riu, Azem Shaqiri nga Klina e Poshtme e Skenderajt, që ka ndërruar jetë sot