Vaki kosovare: U vodhën gjësende në vlerë 5 mijë euro derisa familja ishte në dasëm

Një familje kosovare mbrëmë derisa po shijonte ahengun e një dasme, shtëpia e tyre u bë cak i sulmit të hajdutëve.
E raste të tilla nuk janë të rralla që ndodhin nëpër Kosovë, të paktën kështu shprehet  avokati Ardian Bajraktari, shkruan lajmi.net.

Bajraktari nuk ka dhënë detaje për vendin që ka ndodhur një gjë e tillë, e në cilin qytet të Kosovës, teksa ka shprehur shqetësimin për rritjen e rasteve të vjedhjeve të rënda në vend.

“Vjedhjet, sidomos ato të rënda, janë duke u shndërruar në një fenomen alarmant. Ato po ndodhin kryesisht gjatë ahengjeve familjare si dasmat”, ka shkruar ai.

  1. Sipas tij, rastin tashmë po e trajtojnë organet përkatëse, dhe ai pret që së shpejti të zbardhet.
Lexo edhe:  Një burrë raporton se në një gropë të mbushur me ujë në Pejë është një trup njeriu, Policia nis hetimet