Vajza që po shkonte me një burrë të martuar zbulon se ai ka një person të tretë, e kap mat në parking

Këtë herë në rubrikën “Një herë mat” tek E Diell ka ardhur rasti i një vajze e cila dyshon se i dashuri i saj e tradhton me pronaren e një agjencie turistike.

Vajza tregon për detektiven Shkënda Lila se i dashuri i saj që ka tre vite e lidhur dy muajt e fundit sipas saj ai është bërë shumë i ftohtë, nuk e takon. Dikur i bënte shumë dhurata dhe surpriza por tani nuk i bën asnjë gjë. Ajo shprehet se e ka një piste në lidhje me tradhtinë e partnerit dhe kërkon që Shkënda Lili ta vërtetojë nëse ajo që dyshon është e vërtetë. Ajo ka treguar se i dashuri i saj është i martuar gjë që ka shkaktuar habi tek detektivja private.

Vajza: I dashuri im është i martuar.

Shkënda Lili: Më fal dhe një herë, i dashuri jot është i martuar?

Vajza: Është i martuar por e lemë fare këtë pjesë se nuk më intereson. Unë di që ka një grua, ka një familje që kur jam njohur dhe nuk më intereson kjo pjesë. Po më tradhton me një tjetër dhe dua ta zbuloj këtë gjë.

Shkënda Lili: Domethënë i dashuri jot, ka një grua, të ka ty dhe një tjetër sipas jush?

Vajza: Po dyshoj se ai po më tradhton me një tjetër dhe ajo ka një agjenci udhëtimi. I kam lexuar mesazhet në telefon, pavarësisht se justifikohet.

Vajza që do të zbulojë tradhtinë e të dashurit tregon se ai ka një biznes shitblerje makinash dhe i ka premtuar se do i hapte një qendër estetike. Sipas saj nuk e ka mbajtur premtimin e tij dhe se lekët po ia ha e dashura tjetër. Ajo shprehet se po sakrifikon, po rri me të, bën gjithçka për të dhe për një muaj njohje, ia tjetra lekët. Prandaj dëshiron që ta zbulojë sa më parë këtë tradhti.

Lexo edhe:  Maqedonci: FSK-ja është e aftë për mbrojtje të territorit

Shkënda Lili: Dhe ti ke këtë problem, se nuk është problemi që të tradhton, është problemi se po të merr ato…

VajzaDua ta zbuloj këtë të vërtetë, po më ikën nga dora gjithçka, kam bërë sakrifica unë për atë rob. Kam qëndruar tre vite pas atij, të vijë tjetra për një muaj të më marrë lekët, dhuratat, pushimet, të gjitha nuk duroj dot.

Shkënda Lili ka ndarë punën me agjentët e saj duke i ndarë në dy grupe, ku një grup do vëzhgojë të dashurin e vajzës, ndërsa grupi tjetër do vëzhgojë agjencinë turistike. Dy grupet e agjentëve do monitorojnë 12 orë lëvizjet e tyre për të gjetur rezultatet.

Në ditën e parë të investigimit,42-vjeçari pasi shkoi tek biznesi i tij për disa minuta, shkoi tek një kafene pranë agjencisë turistike, ku ndodhej vajza e dyshuar për një lidhje dashurie. A ta shihen duke shkëmbyer batuta dhe të qeshura të çastit dhe më pas takohen dhe burri shkon në shtëpi.

Edhe ditën e tretë të investigimit është ndjekur i njëjti itinerar, pasi shkon tek biznesi i tij, ai shkon në qendër të Tiranës, ulet në një kafe 10 minuta larg agjencisë turistike dhe pi kafe ke pronaren e kësaj agjencie. Gjatë konsumit të kafes, sjellja e tyre në publik është mjaft korrekte dhe e kontrolluar. Pas një orë qëndrim në kafe ata largohen.

Pasi takohet në zyrën e Shkënda Lilës, vajza shikon fotot nga dy takimet në kafe dhe shprehet se këto foto nuk i mjaftojnë që ta kapë mat. Ajo kërkon foto duke u puthur dhe i jep informacion detektives se do ata të dy do takohen në një restorant ditën tjetër në mbrëmje dhe këtë e ka zbuluar përmes një mesazhi që i lexoi në telefon. Madje ajo kërkon të jetë prezentë tek restoranti ku ata do darkojnë. Ajo shihet e tensionuar dhe shprehet se ka frikë mos e humbë qendrën estetike që i dashuri i ka premtuar.

Lexo edhe:  “A vajtuat boll?”, OVL për rastin në Shtërpcë: Askush s’e foli një fjalë për shqiptarin që e mbytën në burg të Serbisë

Shkënda Lili: Nuk të kuptoj domethënë, një vajzë e re të flasë në këtë mënyrë, ndërkohë që ai ka një familje tjetër, kjo është e tmerrshme.

Vajza: Lere familjen e tij, familjen e tij e kam pranuar, gruan, familjen, e kam pranuar. Të më zërë tjetër, jo nuk e lë unë, nuk e toleroj.  Vjen tani dashnorja të na i zërë? Ok e unë dashnorja e tij jam, por jam e para.

Në ditën e pestë të investigimit, agjentët vihen në ndjekjen e të dyve ku shihen më të aftuar dhe më të dashur dhe shumë pasiononte me njëri-tjetrin. Në një moment burri çohet dhe e përqafon me dashuri vajzën, por ai heziton që ta vazhdojë këtë sjellje në publik. Ai ulet i puth dorën dhe ia  shtrëngon në shenjë dashurie. Pasi mbarojnë darkën, ata drejtohen për tek makina ku ishte parkuar dhe në ato momente e dashura del nga makina dhe ballafaqohet me të dy.

Vajza: Si ma bëre këtë?

Burri: Rri tani se s’ka lezet, qetësohu se po keqkuptohesh. Do i sqarojmë gjërat në një moment tjetër.

Ai hip në makinë dhe largohet me shpejtësi së bashku me pronaren e agjencisë duke lënë vetëm të dashurën e cila shpërthen në lot.

Sipas Shkënda Lilit burri 42-vjeçar më pas ka shkëputur të dyja lidhjet paralele dhe zgjodhi familjen e tij, por sipas saj ai do e ketë të vështirë sepse duhet të vuajë pasojat.