Vajza në Viti kapet me babain që doli kundër lidhjes së saj të dashurisë, intervenon Policia

Lidhjet e dashurisë të cilat krijojnë vajzat e reja, jo gjithmonë gjejnë përkrahjen e familjes. Si rrjedhojë shkaktohen telashe të shumta dhe me raste nevojitet edhe ndërhyrja e organeve të rendit për t’i zgjidhur problemet.

Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një vajzë me babain e saj nga fshati Pozheran i Vitisë, pasi 22-vjeçarja denoncoi prindin për dhunë në familje.

Sinjali mëson se ajo ka deklaruar që ka pasur mosmarrëveshje me babain e saj, për shkak se ky i fundit nuk është pajtuar me lidhjen e saj që ka krijuar me një person.

Babai i vajzës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  E mbushi veturën me naftë me 50-she false në ‘Veda Petrol’ në Pejë dhe iku, kompania denoncon klientin