Vajza e të moshuarës: Kam parë shenja dhune, por nuk kam besuar se mund të ndodh diçka e tillë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.
Zhaneta Nura e cila është e bija e të moshuarës që është keqtrajtuar, në një rrëfim për RTV Dukagjinin ka thënë se është tronditur rëndë nga ngjarja në qendrën e të moshuarve.
“Nuk kam fjalë për ta përshkruar dhimbjen, pas rastit që ka ndodhur. Unë para disa ditëve kamë parë shenja dhune, por as që më ka shkuar në mendje se mund të ndodh dhunë në një qendër që pretendonte se kishte standarde zvicerane”.
“Shpresojë që drejtësia të veprojë. Nënës sime i ndodhi, por shpresoj të mos i ndodh askujt”.
Ajo thotë se qysh në momentin e dorëzimit nuk ka parë shumë trajtim të mirë.
“Një lloj tërheqje për krahu jo e zakonshme ishte kur e kam dorëzuar, por nuk më ka shkuar në mendje se do të ketë keqtrajtim”, deklaroi ndër të tjera Zhaneta Nura në Debat Plus.