Vajza e Shkurte Fejzës del me njoftim rreth gjendjes së babait

Burri i këngëtares së njohur shqiptare, ikonës së muzikës, Shkurte Fejza, Hajrush Behluli gjatë ditës së djeshme është goditur nga një veturë në qytetin e Prizrenit.

Për herë të parë nga ky aksident, vajza e tyre, këngëtarja Gresa Behluli është deklaruar me një shkrim në rrjetin social “Facebook” duke njoftuar se tashmë babai i saj është mirë.

E njëjta shpreson që kryefamiljari i tyre të kthehet sa më parë në shtëpi, teksa shprehu mirënjohjen e familjes për kujdesin e stafit mjekësor, e jo vetëm.

“Përshendetje për ju miq e dashamirë të shumtë që na keni thirr, u interesuat, jeni lut për gjendjen e babit dhe të gjithë ju që na vizituat, ju faleminderit nga zemra. Fal Zotit të madh babi ka shpëtu dhe është mirë. Falenderojmë të gjithë stafin mjekesor të spitalit regjional të Prizrenit, mjekët, motrat, që nga porta e deri specialistët që u angazhuan për tejkalimin e kësaj gjendje. Shpresojmë dhe urojmë që sa me shpejt të lirohet nga spitali dhe të kthehet në shtepi.Zoti ju ruajt e ju bekofte të gjjthëve, paçit veç gezime në jeten tuaj”, tha Behluli.

Lexo edhe:  A ishte në lidhje dashurie me Endrit Thaçin? Flet për herë të parë vajza e Lutfi Hazirit