Vajza e Hamëz Jasharit, Besarta, i vë emrin djalit Mars, muajit të sakrificës së familjes legjendare nga Prekazi

Ish kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, njëherit anëtari i familjes legjendare Jashari nga Prekazi ka dhënë një lajm të mirë.

Përmes një postimi, Bekimi ka treguar se motra e tij, Besarta tani ka një djalë, shkruan Jepi zë.

Nipi i tij do ta bart emrin Mars, që konsiston me muajin e sakrificës dhe flijimit të familjes Jashari, ndërsa vetë Besarta ishte e mbijetura e kësaj familje.

Postimi i plotë:

Gëzim i madh për familjen tonë!

Emrin e muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së nga tani do ta bartë nipi jonë i ri, djali i tretë i motres sime Besartes.

Falënderimi i takon Zotit, që pas gjithë atyre rënieve të fëmijëve të familjes sonë për liri, familja jonë po mbushet me djem e vajza që sigurisht do të ndjekin rrugën e tyre, gjaku i të cilëve u bë themel i lirisë që sot fëmijët dhe të gjithë ne gëzojmë.

Mirësevjen Mars! Të urojmë jetë të gjatë e të lumtur!

Qofsh i dobishëm për shtetin, shoqërinë dhe kombin tonë!

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit