Vajza 9-vjeçare ngacmohet seksualisht, arrestohet 30-vjeçari nga Istogu
Një person i moshës mbi 30-vjeçare nga një fshat i Istogut është arrestuar me dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë, mosha e të cilës është 9-vjeçare.
KALLXO.com mëson se ngacmimi kishte ndodhur në rrjetin social ‘Instagram’ dhe viktima ishte ngacmuar gjatë orëve të natës.
Prindi i saj kishte denoncuar rastin në stacionin e policisë në Fushë Kosovë dhe personi është arrestuar 19 ditë pas raportimit të rastit në polici.
“Pas raportimit të rastit, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, nga ankuesi mashkull kosovar se vajza e tij është ngacmuar përmes rrjeteve sociale nga një mashkull i panjohur, policia ka iniciuar rastin ‘ngacmim’ (31.08.2022) dhe ka filluar hetimet rreth zbardhjes së rastit” – thuhet në njoftimin e policisë.
Hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin L.G., nga një fshat i Istogut, i cili dyshohet se përmes rrjetit social ka kontaktuar me viktimën. Gjatë atyre bisedave me video, i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.
I dyshuari, sipas policisë, është arrestuar dhe si provë materiale është konfiskuar një telefon celular. Derisa, pas intervistimit me aktvendim nga prokurori i dyshuari është dërguar në ndalim policor.