Ushtria shqiptare trajnon pjesëtarët e FSK-së në bazën e Forcave Detare në Vlorë

Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtimin ( QNTKSH) e Gardës Kombëtare të FSK ka zhvilluar trajnimin rifreskues në zhytje në Bazën e Forcave Detare të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Pashaliman, Vlorë.

Ky trajnim kishte për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve ekzistuese, si dhe ngritjen e aftësive të reja në funksion të rritjes së efikasitetit në operacionet ujore, pjesëtarët janë trajnuar për teknikat e kërkimit dhe shpëtimit në mjedise ujore, navigim, si dhe planifikimin dhe realizimin e zhytjeve.

Ky trajnim shërben si një element kyç për përgatitjen e vazhdueshme dhe profesionalizmin e ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilat janë të gatshme të përgjigjen me efikasitet në çdo situatë brenda dhe jashtë vendit.

Lexo edhe:  Egla Ceno flet për mëmësinë: Nuk pres më, nuk do doja të isha gjyshja e fëmijës tim