Ushtari i FSK-së raportohet se gjuajti pasi një turmë e serbëve ju kishin vërsul në veturë

Dje pas mesditës një ushtar i FSK-së, Azem Kurtaj, raportohet t’i ketë plagosur dy qytetarë në një fshat të Shtërpcës.

Pas këtij rasti filluan të qarkullojnë mendime të ndryshme rreth ngjarjes, shkruan Jepi zë.

Ushtari raportohet se është munduar ta shpërndajë turmën që iu ishin vërsulur veturës së tij.

Edhe nëna e fëmijës së plagosur e ka konfirmuar se plumbi e ka godit fëmijën e saj, pasi fillimisht ka goditur asfaltin.

Ndryshe ushtari i FSK-së është edhe djalë dëshmori, dhe familje që i ka dhënë shumë luftës së UÇK-së.

Lexo edhe:  A do të nis mësimi nga e hëna, pas ndarjes së shtesave nga qeveria?