Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në kufirin me Serbinë

Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të NATO-s, KFOR, po kryejnë patrullime të rregullta në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë zonat përgjatë kufirit me Serbinë.

Këto patrullime zhvillohen si gjatë ditës ashtu edhe natës, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në vend.

Në një njoftim në Facebook, KFOR thekson se vepron në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999 dhe bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), duke garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme për të gjithë qytetarët.

Lexo edhe:  Pamje LIVE nga Brezovica, Brodi dhe Rugova