“Ushtarët janë në rrezik të helmohen”, zbulohet shqetësimi kryesor i Komandantit Jashari

 

Letra e Komandantit të FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e shkruar më 7 tetor, ka ngjallur jo pak reagime.

Shqetësimi kryesor që Jashari ia shpreh Maqedoncit, është rekrutimi i stafit mbështetës për kuzhina.

Madje, thuhet se në rast të mos angazhimit me kohë të këtij stafi nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, “FSK do të detyrohet që të ndërpresë përgatitjen dhe ofrimin e shërbimit të rregullt të ushqimit”.

“Siç jeni njoftuar paraprakisht, FSK është në procesin e validimit të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë dhje të njësive të tjera, të parapara me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT). Njëkohësisht, vazhdojnë të realizohen edhe detyrat operacionale, kurset zhvillimore, stërvitjet fushore dhe aktivitetet tjera, konform Planit Vjetor”.

“Të nderuar, Me datën 07.10.2024 ju kam njoftuar lidhur me shqetësimet e shërbimit me ushqim për personelin e FSK dhe kam kërkuar që të merrni të gjitha masat, konform legjislacionit në fuqi, që t’i jepni një zgjidhje çështjes së ushqimit në mënyrë që FSK të vazhdojë realizimin e planifikimeve të saj. Sipas raporteve të fundit (me të cilat jeni edhe ju të njoftuar) në njësitë e FSK-së janë paraqitur shqetësime lidhur me shërbimet me ushqim, konkretisht me kuzhinierë (vonesa të ndryshme dhe ka raste kur nuk paraqiten në punë). Përveç mungesës së personelit të kuzhinave, e që ka ndikim në kualitetin e ushqimit dhe probleme të furnizimit me artikuj ushqimor, kemi edhe probleme sanitare, e kjo e fundit paraqet rrezik në helmimin dhe përhapjen e infeksioneve tek personeli i FSK- së”, thuhet në kërkesën e tij.

Lexo edhe:  Berjani: Çmimi i naftës në Kosovë, sikur para pesë vjetësh