Ushtarët gjermanë të KFOR-it kanë kryer dje trajnime për kontrollin e trazirave

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur dje një trajnim për kontrollin e trazirave.

Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët gjermanë, me personelin e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe në Kampin Bondsteel.

KFOR-i më tej tha se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet.

Lexo edhe:  Ngritën 41 urdhër-arreste për të përfshirët në rastin e Banjës – dërgohen prova edhe jashtë Kosovës