Urdhri mbrojtës s’e ndal qytetarin, e kërcënon ish-gruan: Kom me ta vra vëllain
Jo rrallëherë ndodh që burrat të cilët janë ndarë me bashkëshortet e tyre, shkelin urdhrat mbrojtës të lëshuar nga Gjykatat dhe u shkaktojnë frikë e shqetësim ish-grave.
Për pasojë vepra përsëritet e madje me raste përfundon edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar seriozisht ish-bashkëshorten e tij.
Sinjali mëson se 55-vjeçari kishte shkuar në vendin ku punon viktima dhe të njëjtën e ka kërcënuar se do ia sheh sherrin dhe do ia vrasë vëllain.
Përballë kësaj situate, 38-vjeçarja që është e pajisur me urdhërmbrojtës, ka denoncuar rastin në Polici dhe si rrjedhojë i dyshuari është arrestuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj 55-vjeçarit të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mospërfillje e gjykatës’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.