Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale – tani mund të hapet

Sapo ka përfunduar raporti nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër.

Raporti konludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.

Raporti është preliminar dhe pas të cilit do të pritet edhe ai final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik.

Lexo edhe:  Të mërkurën prezantohet insekti i ri i zbuluar në Kosovë