UNMIK reagon pas marrëveshjes për CEFTA

Qeveria e Kosovës ka pranuar që të largojë kufizimet ndaj mallrave serbe, pasi Kosova është akuzuar se ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s.

Kosova ishte bërë pjesë e CEFTA në vitin 2006, akoma pa u shpallur pavarësia e Kosovës. Kështu në emër të Kosovës kishte nënshkruar UNMIK-u.

Tashmë ka ndodhur ndryshimi, Kosova do të përfaqësohet pa UNMK-un.

E pas marrëveshjes për CEFTA ka reaguar UNMIK-u.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, merr parasysh një marrëveshje të arritur më herët sot mes palëve të CEFTA-s, përfshirë UNMIK-un, për miratimin e një vendimi për ndryshimin e Komitetit të Përbashkët të Rregullores së Punës. UNMIK-u ka luajtur vazhdimisht një rol të rëndësishëm në lehtësimin dhe mundësimin e bashkëpunimit në CEFTA, duke mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur sot. Ky vendim hapi rrugën për miratimin e marrëveshjeve novator në dobi dhe prosperitet ekonomik të njerëzve në rajon”, thuhet në njoftim e UNMIK-ut

Në opinionin publik kosovar është kritikuar kryeministri Kurti për mënyrën sesi e hapi vendin për produkte të Serbisë, gjë që e kishte kundërshtuar vazhdimisht.

Lexo edhe:  Pas presionit ndaj minatorëve, tani i detyrojnë të punojnë vikendeve duke nënshkruar kinse po e bëjnë me vetëdëshirë