Universiteti i Prishtinës ndan nga 450 euro për studentët me aftësi të kufizuara

Për herë të parë, Universiteti i Prishtinës do të ofrojë mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara.

Këtë vendim e mori Këshilli Drejtues i UP-së në mbledhjen e mbajtur sot.

Sipas këtij vendimi, gjatë këtij viti akademik, studentët me aftësi të kufizuara do të mbështeten me nga 450 euro.

Vlera totale e ndarë për mbështetje të këtyre studentëve thuhet se është 30 mijë euro.

Lexo edhe:  Në Gjermani mund të ketë ‘ndalim të vozitjes’ gjatë fundjavave, kjo është arsyeja