“Unë nuk ju shkoj”, partia e Jabllanoviqit pas deklaratës së Kurtit: Asnjë serb nuk duhet të shkojë në Prokurori
Subjekti politik “Partia e serbëve të Kosovës” që udhëhiqet nga Aleksandër Jabllanoviq, duket se janë trimëruar nga vendimi i kryeministrit që të mos shkojë në Prokurori Speciale për intervistim.
Nga kjo parti kanë deklaruar se marrë shkas nga kjo, asnjë serb “nuk guxon dhe nuk duhet” t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë së shtetit të Kosovës.
“Nga ky moment asnjë serb nuk duhet dhe nuk guxon t’u përgjigjet thirrjeve të Prokurorisë së Kosovës, askush nuk duhet të shkojë në Prokurori për intervistë, prokurorët janë të detyruar të vijnë në shtëpitë tona nëse duam t’i pranojmë ata. Apo ai privilegj në “autokracinë më demokratike të Europës” i rezervohet vetëm Kurtit dhe krupierëve të tij”.
“Ligji ose vlen për të gjithë ose nuk është ligj, serbët të mos përgjigjen në Prokurorinë e Kosovës për asnjë krim”, thuhet në reagim.