‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone të larta Lela e Gresa

Në darkën e të nominuarve s’kishte si të mungonte një debat i ashpër, e një të tillë e bënë Lela e Gresa.

Banoret debatuan me tone të larta për pikëpamjet mbi qëndrimin e njëra-tjetrës brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Gresa e pyeste në vazhdimësi Lelën se çfarë ka dhënë për këtë format për të cilën tha se nuk duhet të jetë pjesë e tij.

Lela iu kundërpërgjigj duke i thënë se ka dhënë gjithçka përveç asaj që ka dhënë Gresa që janë debatet e kota, ofendimet dhe se nuk ka komentuar kurrë moralin e dikuj.

“Unë jam shumë e sjellshme dhe tepër e sjellshme – e më shumë sesa që e keni meritu e nuk kam bërë debate palidhje sikur ti”, u shpreh Lela.

Lexo edhe:  Ilnisa e ulur në prehrin e Meritonit: T’kisha hangër dhe një herë