“Unë e di që mamin e kanë vra”- Fjalët emocionuese të djalit 6 vjeçar të Gjyljeta Ukellës, e cila tash një vit u vrá nga bashkëshorti

Pas vrasjes së Gjyljeta Ukellës, për herë të parë ka folur djali i axhës së saj, Shpat Ukella, ku me 16 prill të këtij viti bëhen 1 vit nga ndarja e saj.

Ukella gjatë emisionit ka rrëfyer se si fëmijët e saj e kishin kuptuar vrasjen dhe se asnjëri nga fëmijët e saj nuk e dëshirojnë babain por vetëm Gjyljetën.

“Paulina vajza e madhe realisht e ka ditë, Tara e ka pa vajza e dyt, djali nuk e ka pa dhe nuk e ka ditë se na jena mundu pak me i thanë që ka shku ne Gjermani tash kthehet, e ni ditë tha un e di qka ka ndodh djali, po veq ni sen du me cek që bohet 1 vjet tha asnjoni fëmijë asnjëherë nuk thotë po e du babin po po du nanën”, u shpreh Ukella në emisionin Zgjohu.

Tutje ai gjatë emisionit u shpreh se të gjithë familjarët po mundohen ta shuajnë dhimbjen e saj për fëmijët duke u munduar që ti rrijnë pranë njëri tjetrit dhe të i shkollojnë ata në mënyrën më të mirë.

“Na sado që mundohem i madh i vogël i familjës tonë, motrat vllau krejt çka jena dmth axhallarë me i jep ngrohtësinë, dashurinë me i jep krejt botën. Na nuk mundemi me ja zëvëndësu në asnjë moment nanën , që çdo herë flejn e qohen me Gjyljetën. E kom shumë vështirë me fol po ata jonë amaneti i motrës tonë, a na ishalla mundemi me ja dal me ja shkollu me ja bo fëmijë të hajërit e mu mburr edhe ajo me ta.”, deklaroi Ukella në emisionin Zgjohu.

Ndryshe, Gjyljeta Ukella më 16 prill të vitit 2024, u vra nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi në Pejë, ku ngjarja ndodhi në banesën e tyre kur Gjyljeta po pinte kafen e mëngjesit.

Lexo edhe:  I dyshuari për krimin në Pejë, ishte denoncuar edhe më parë për dhunë ndaj ish-bashkëshortes

Edmond Lajqi e qëlloi atë me një plumb në ballë ku pas krimit, ai u vetëdorëzua në polici, duke pranuar veprën dhe duke kërkuar ndihmë për fëmijët e tij

Të dy kishin tre fëmijë dhe ajo punonte si asistente e stomatologjisë në QKMF në Pejë, ndërsa ai ishte i papunë për 15 vite.