Ulutash takohet me përfaqësues të sigurisë të Kosovës, dakordohen për vazhdim të bashkëpunimit

Komandanti i misionit të KFOR-it i udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuar sot përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë.

Ulutash u takua me gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, drejtorin e Policisë së Kosovës dhe Petrit Ajetin, drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

Ata ndanë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në mbarë Kosovën dhe për nivelin e bashkëpunimit të tyre.

Gjithashtu ranë dakord për angazhime të vazhdueshme, si dhe për koordinim dhe konsultime të rregullta.

Lexo edhe:  Menaxhmenti i Trepçës e pranon se puna është ndalur në minierë, "kërcenon' ata se nuk kompenzohen për ditët e humbura